Ramazzotti, së shpejti baba

23/09/2010 09:30

Këngëtari i madh i muzikës italiane Eros Ramazzotti më në fund ka gjetur shpirtin e tij binjak te 22-vjecarja bukuroshe Marica Pellegrinelli, nga e cila duket se pret një fëmijë.

Eros e Marica u njohën në qershor të vitit 2009 në Wind Music Awards dhe historia e tyre duket se po shkon për mrekulli.

Ndoshta janë vetëm thashetheme, por Eros dhe Marica duken më të dashuruar se kurrë dhe janë fotografuar ndërsa Ramazzotti i vendos dorën në bark duke e përkëdhelur.

Duket se Eros ka lënë pas krahëve historinë me Michelle Hunziker, për të cilën është shprehur më parë se ishte historia e vetme më e rëndësishme për të.

Top Channel