Naomi dasmë në ‘La Scala’?

23/09/2010 09:30

Pas dy vjet fejese, Naomi Campbell dhe oligarku rus Vladislav Doronin duket se po mendojnë seriozisht për martesë. Zona më e bukur i duket aktualisht Teatri La Scala, ku pritet që të jenë rreth 1 mijë të ftuar.

Sipas burimeve pranë ciftit ende nuk është bërë te autoritetet një kërkesë zyrtare nga Naomi, por pritet që një e tillë të bëhet së shpejti.

Italianët duken të kënaqur nga preferenca që Naomi ka për vendin e tyre, pasi zhvillimi i një dasmë të tillë është një ngjarje e madhe, duke marrë parasysh edhe shumën e majme që do të harxhojë Doronin.

Top Channel