Lopez: Nuk jam sjellë si divë me Fox Tv

23/09/2010 17:50

Pas pranimit të ofertës për të marrë pjesë në jurinë e “American Idol”, Jennifer Lopez preferon të flasë si një profesioniste e vërtetë në fushën e muzikës.

Diva amerikano-latine nuk pranon se u ka bërë kërkesa të ekzagjeruara producentëve, duke hedhur poshtë zërat që qarkullojnë kohët e fundit. “Kam shumë vite që jam pjesë e këtij biznesi dhe nuk merrem me gjëra të tilla pa vlerë”, shprehet Lopez duke theksuar se është viktimë e spekulimeve.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtuesi i programeve në Fox, Mike Darnell. “Ju siguroj se ajo nuk na ka vënë kushte dhe marrëveshja ishte shumë e thjeshtë”, thekson ai.

Top Channel