David Beckham tradhton Victoria-n?

23/09/2010 09:10

Ylli i futbollit britanik dhe atij ndërkombëtar David Beckham është akuzuar se  ka tradhëtuar bashkëshorten duke shkruar me prostituta.

Eshtë revista amerikane “InTouch” që ka publikuar një intervistë me ish-prostitutën 26 vjece, Irna Nici, e cila vihet në qëndër të një tjetër skandali seksual pas atij të ëane Roonit disa javë mëparë.

“’Beckham kapet duke tradhëtuar Victoria-n’. ‘Tadhëtia e fundit’” këto janë dy titujt e kësaj reviste.

Sipas rrëfimit të prostitutës që paguhej 10 mijë dollë në natë, Bekam ka paguar për një seancë seksi me dy prostita në të njëjtën kohë duke mos përdorur prezervativ.

Mediat amerikane e kanë përshkruar rrefimin e prostitutës, si zbulimin e jetës së fshehtë e të shfrenuar të Beckham jashtë shtratit bashkëshortor.

Ish-kapiteni kombëtares angleze ka deklaruar se cfarë është publikuar në revistë është totalisht jo e vërtetë dhe qesharake dhe se ai do të hedhë në gjyq revistën për shpifje.

“Fatkeqësisht jetojmë në një botë kur revistat publikojnë dhe besojnë se mund t’i shpëtojnë shpifjeve që marrin përsipër t’i botojnë. Ne jemi duke ngritur padi për shpifje ndaj kësaj reviste” ka deklaruar David Beckham.

 

Top Channel