" /> ">

Britani, Elisa Doolittle “pushton” ishullin

23/09/2010 20:25

Me këngën “Pack Up” bukuroshja britanike Elisa Doolittle ka pushtuar majat e klasifikimit në vendin e saj, duke premtuar një të ardhme të sigurt në botën e muzikës.

22 vjecarja që tashmë nuk ka më frikë të ngjitet në skenë, po përgatit diskun e parë, për t’i hapur rrugën konfirmimit mes emrave të mëdhenj të muzikës botërore.Muzika e saj bazohet në atë të viteve ’60-’70 në grupe si Beach Boys, The Kinks, Steve Wonder por edhe në rrymën pop të Arctic Monkeys, Vampire Weekend e Kid Harpoon.

Ajo ka lindur në Londër ne vitin 1988 dhe vjen nga një familje muzikantësh pasi i ati është pianist dhe mamaja këngëtare. Në moshën 16 vjecare firmosi kontratën e parë me kompaninë Emi dhe në muajin nëntor të vitit 2009 publikoi albumin “Rollerbaldes”.

Top Channel