20-vjecarja, miss-i parë invalid

23/09/2010 14:25

Chloe Jones është një studente 20-vjecare, bjonde dhe e bukur. Merr pjesë në konkursin e Miss Anglisë dhe mund të garojë edhe për titullin e Miss Botës.

Deri këtu cdo gjë është mëse normale, por e vecanta e Jones është se pas një incidenti me makinë nuk e ka më këmbën e majtë.

Chloe u përplas nga një makinë, drejtuesi i së cilës nuk u gjet kurrë, por vajza nuk e humbi optimizmin.

“Vendosa të marr pjesë në konkurs. Më parë as nuk e kisha menduar dicka të tillë, por pasi dërgova foton time dhe u kualifikova, ndjeva se mund t’ia dilja”, thotë Jones.

Në konkurs juria ka vlerësuar sfidën e Jones dhe kanë ideuar një cmim posacërisht për të: “Miss Charity”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel