Presidencialet ne Haiti, Jean tërhiqet nga gara

22/09/2010 09:30

Wyclef Jean ka tërhequr zyrtarisht emrin për kandidaturën e presidencialeve që do zhvillohen në Haiti.

“Pas shumë javëve reflektim me vajzën dhe bashkëshorten time, u dhashë fund ambicieve për të kandiduar. Nuk ishte një vendim i lehtë por është e vetmja rrugë”, shprehet këngëtari 40-vjecar në një deklaratë për shtyp.

“Për disa beteja është më mirë të luftosh nga jashtë fushe. Kjo thirrje nuk është për kandidaturën time por për të adresuar disa nga mangësitë e sistemit haitian. Nuk mendoj se gjithcka shkoi kot pasi këtë eksperiencë do ta përdor për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat haitiane”, shton artisti.

Aktualisht Jean jeton në New Jersey me familjen. Kohët e fundit ai është përballur edhe me kritikat e ashpra të aktorit Sean Penn. “Nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me të në këto 6 muajt e fundit që kam punuar ne Haiti”, deklaroi Penn.

Top Channel