Kaka-Caroline duetojnë sëbashku

22/09/2010 11:40

Ylli brazilian i Real Madrid, Kaka dhe bashkëshortja e tij Caroline Celico shfaqen në versionin këngëtarë.

“Presente de Deus” (Dhurata e Zotit) titullohet kënga ku sulmuesi dueton me bukuroshen. Teksti është shkruar nga vetë Kaka, një besimtar i devotshëm i krishterë. Kjo këngë është kënduar për herë të parë në martësën e ciftit, 5 vjet më parë por tashmë ajo vjen në një version të orkestruar dhe për punuar në studio.

Aktualisht Kaka po kalon një moment shumë delikat në karrierën e tij profesionale pasi po vuan nga një dëmtim i gjatë që do ta mbaje edhe për disa javë larg fushave.

Top Channel