Ish-ushtarakët protestojnë

22/09/2010 15:20

Aleanca Kombëtare e ushtarakeve të Shqipërisë i është drejtuar të gjitha forcave politike parlamentare, si edhe të gjithë drejtueseve më të lartë të shtetit shqiptar, duke kërkuar të frenohet qëndrimi fyes dhe diskriminimi ndaj tyre.

Kjo aleance i është drejtuar edhe me një informacion të plotë të gjitha përfaqësive diplomatike në vend, ku shpjegon se për 20 vjet me radhë të gjitha qeveritë kanë gënjyer ushtarakët në reformë.

Sipas kesaj aleance qeveria aktuale është me denigruesja ndaj tyre per shkak se nuk zbaton as legjislacionin ne fuqi te miratuar nga parlamenti dhe presidenti i vendit. Sipas ish-ushtarakeve, jane duke u shkelur te gjitha normat, parimet dhe te drejtat dhe lirite themelore te tyre. Ata i kane kerkuar qe te zgjidhet problemi i tyre i cili zvarritet prej 20 vjetesh.

Top Channel