Djegia e gomave, ndotja katastrofike

22/09/2010 15:40

Banorët e Fushë-Krujës e Krujës, si dhe zonave që janë nën efektin e smogut që prodhojnë furrat e gëlqeres që përdorin goma për lëndë djegëse rrezikohen seriozisht nga sëmundje kancerogjene dhe sëmundje të tjera në mushkëri dhe zemër.

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik shprehen se OBSH ka percaktuar shkurtimin e jetes me 1.5 deri ne 2 vjet per banoret e kryeqytetit, te cilet thithin pluhur dhe blozen e shkaktuar nga diegia e karburanteve te automjeteve, nderkohe, qe e cilesojne shume me te rrezikshem ajrin e ndotur nga bloza e gomave te makinave sic ndodh ne kete zone .

“Kemi gjetur sasi të madhe bloze, dioksid azoti dhe lëndëve të tjera të rrezikshme, të cilat nëse banorët do i thithin për 20-30 vjet atëherë do të kenë fenomene kancerogjene”, tha profesori i Asociuar, Arben Luzati.

Specialistet theksojne se grimcat e blozes jane shume te lehta dhe shperndahen mesatarisht ne nje largesi prej 5 km ne vije ajrore. Madje shpesh here edhe Autoritetet e aeroportit “Nene Tereza” jane ankuar per shkak te  mjegulles qe krijohet nga djegia e gomave, e cila i pengon fushepamjen kullave te vrojtimit.

Bazuar ne analizat e ISHP ne vitin 2008, prokuroria e Krujes ka hapur madje edhe nje hetim. Por ekspertet thone se duhen bere matje te reja pasi situata eshte me e renduar dhe matjet duhen bere brenda zonave te banuara.

Ekspertet bejne matje, prokuroria hap hetime, agjencite e mjedisit vene gjoba qe nuk vilen, ndersa keta burra, fare te qete u sherbejne biznesve te tyre duke prodhuar vdekje per mijera njerez te tjere. Nje dite pasi Top Channel ridenoncoi kete skadal mjedisor, e vetmja mase qe ishte marre ne zonen e furrave, ishte vendosja e rojeve nga sipermarresit per te mos lejuar kameramanet t’u afrohen furrave.   

Top Channel