50 Cent kërkon dashurinë…në Twitter

22/09/2010 09:40

Mund të jesh i famshëm por kjo nuk do të thotë se dashurinë mund ta gjesh pa u lodhur.

Këngëtari i muzikës hip hop, 50 Cent ka shkruar në blogun e tij në Twitter se është në kërkim të femrës ideale. Por kujdes, të gjitha ato femra që kanë kile të tepërta në trupin e tyre, do të skualifikohen nga këngëtari i cili shkruan:

“Herën e parë përfundova me një femër të shëndoshë dhe dua t’ju them se nuk ishtë aspak e këndshme”. Pasuria e reperit amerikan vlerësohet të jetë rreth 440 milionë dollarë dhe shpesh herë 50 cent nuk ka kërkuar të përfshihet në lidhje serioze pasi ka mendimin se femrat kërkojnë të zhvasin pasurinë e tij.

“E kam shumë të vështirë t’i besoj një femre. Meshkujt tërhiqen nga femrat e bukura por këto të fundit tërhiqen nga meshkujt që u ofrojnë siguri financiare. Nëse jeni të famshëm dhe keni para, nuk është problem të gjeni femra seksi”.    

Top Channel