Scherzinger: Kam të dashurin më të bukur në botë

21/09/2010 16:20

Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton u rikthehen ditëve më të lumtura pas ndarjes së përkohshme.

Bukuroshja britanike është lidhur me pilotin e Formula 1 që në vitin 2008 dhe synon të mbylle jetën me të.

Aktualisht ajo po merr pjesë në spektaklin “Dancing With The Stars”  ku koleg ka Derek Hough dhe për të cilin shprehet: “E dua Derek por si vëlla. Kurrë nuk e kam parë se sa simpatik mund të jetë sepse ai nuk është tipi im. Pastaj, pse duhet të shikoj një mashkull tjetër kur kam të dashurin më simpatik në botë? Asnjë mashkull tjetër nuk e shikoj si ai”, thekson brunia e “Pussycat Dolls”.

Top Channel