Paris Hilton, Japonia i mohon hyrjen

21/09/2010 17:15

Paris Hilton është ndaluar në aeroportin e Tokios nga funksionarët e emigracionit, një ditë pasi është shfaqur përpara një gjykate të Las Vegas, për mbajtje kokaine.

Funksionarët japonezë kanë refuzuar hyrjen e saj në vend, pasi “nuk lejohet që një person me një vendim gjyqësor pezull të hyjë nëse nuk ka arsye të veçanta”.

Hilton në gjykatë arriti të evitojë burgun, duke pranuar fajin dhe duke rënë dakord për 2 mijë dollarë gjobë dhe 200 orë punë për shërbimet sociale.

Megjithatë gjykata e ka paralajmëruar se çdolloj shkeljeje që të bëjë, do t’i kushtonte një vit burg.

Top Channel