Nicolas, Carla e Cecilia ulen në një tryezë

21/09/2010 09:10

Darkë për katër persona në New York. Në të njëjtën tryezë u ulën presidenti francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, ish-gruaja e Sarkos, Cecilia Ciganer-Albeniz dhe burri i saj i ri Richard Attias. Duket se gjakrat prej vitit 2007 janë qetësuar shumë derisa me një ndjenjë të lartë civilizimi ciftet janë ulur pa problem për të shijuar një darkë.

Në New York, ku ndodhet për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sarko ka përfituar që bashkë me Carla Bruni-n të kalojë një fundjave romantike.

Nicolas dhe Cecilia u ndanë pas 23 vitesh lidhjeje, ndërkohë që martesa e tyre përfundoi mes dhimbjes, xhelozisë dhe arratisjeve të saj në Amerikë bashkë me të birin Louis.

Top Channel