Ndahet nga jeta Sandra Mondaini

21/09/2010 14:25

Aktorja italiane Sandra Mondaini ndahet nga jeta në moshën 79-vjecare, pasi një lëngimi në spital.

Sandra, bashkëshortja historike e Raimondo Vianello-s,i cili u nda nga jeta pak kohë më parë, ndërroi jetë në spitalin San Raffaele të Milanos. Ajo lindi në 1 nëntor të vitit 1931 dhe mbeti shumë e tronditur pas largimit nga jeta të burrit të saj.

Aktorja ka qenë protagoniste e skeceve të shumta që kanë lënë shenjë në karrierën e saj. Më të famshmet kanë qenë ato të realizuara me bashkëshortin, mes të cilave sit-com-i i Mediaset në vitin 1988 “Shtëpia Vianello”, ku mbahet mend edhe fraza e përhershme “che barba, che noia”.

Top Channel