Hilton kapet me kokainë, e pranon

21/09/2010 08:55

Paris Hilton vihet sërish nën akuzë. Trashëgimtarja e pasur amerikane ka pranuar se ka patur kokainë dhe për këtë faj do të paguajë 2 mijë dollarë dhe do të punojë 200 orë në shërbimin komunitar.

Hilton u prezantua në sallën e gjyqit të Las Vegas, ku gjykatësi e paralajmëroi se nëse do të ketë sërish rast tjetër, Paris do të kalojë një vit në burg.

Paris duhet të jetë shumë e kujdesshme nëpër festat e cmendura ku ajo merr pjesë, përndryshe mund të përfundojë si mikja e saj Lindsay Lohan.

Top Channel