Efron joshet nga skenat e dashurisë

21/09/2010 16:35

Zac Efron bashkëjeton prej kohësh me kolegen Vanessa Hudgens, por kjo nuk do të thotë se ai nuk u jepet plotësisht skenave intime në filmat që xhiron.

Aktori 22 vjecar shprehet se nuk ka asnjë problem me bashkëaktoren Amanda Crew në filmin më të fundit “Charlie St. Cloud”, duke theksuar se ai nuk vihet aspak në siklet nga skenat e nxehta.

“Për të qënë i sinqertë, mua më pëlqejnë skenat e dashurisë”, shprehat Efron. Më tej ai pohon se vetja i duket i mirë vetëm kur është i pirë. “Dal para pasqyrës vetëm kur pi alkool dhe them me vete: Yeah!”, shton aktori i ri.

Top Channel