Bruni: Shtëpia e Bardhë një ferr?! Michel s’e ka thënë

21/09/2010 05:00

Carla Bruni mohoi se në një dialog të sajin me Zonjën e Parë amerikane, Michelle Obama, kjo e fundit t’i ketë thënë se “jeta në Shtëpinë e Bardhë është një ferr”, ashtu siç edhe shkruhet në librin e publikuar më së fundmi në Francë për Brunin nga Yves Derai dhe Michael Darmon.

“Sigurisht që Mishel nuk i ka thënë këto fjalë”, tha Bruni në një intervistë për CNN. Më tej Zonja e Parë e Francës e pyetur mbi librin e botuar, që autorët e cilësojnë një biografi të sajën, e quajti atë fantazi dhe se ndaj tij nuk do të ndërmerrte asnjë hap ligjor.

“Franca është një vend i lirë, ku çdokush mund të fantazojë dhe ta hedhë në një letër. Padia nuk është në parimet e mia. Besoj se çdo njeri mund të thotë dhe të shkruajë atë që dëshiron e mendon”, tha zonja Bruni duke mohuar ndjekjen ligjore të çëshjtes pasi kjo do t’i bënte më shumë publicitet librit.

Top Channel