Susan Boyle në Guinness me tre rekorde

20/09/2010 08:55

Këngëtarja britanike Susan Boyle korr një tjetër sukses në aspektin profesional.

Ajo ka hyrë në librin e rekordeve Guinness me albumin “I Dreamed a Dream” si albumi i shitur më shpejtë për një këngëtare britanike dhe për albumin me suksesin më të madh që në javën e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

48 vjecarja nga Glasgow që këndoi këtë javë për Papa Bendiktin XVI, u zgjodh nga Guinness edhe si personi më i moshuar që ka arritur majat e klasifikimeve me albumin e parë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Jane McDonald në vitin 1988 kur ajo ishte 35 vjec. Një tjetër këngëtare që ka hyrë në Guinness është edhe Lady Gaga si femra më e kërkuar në internet.

Top Channel