Simona Ventura me Corona-n në gjyq

20/09/2010 16:00

Fotografi italian i personazheve të njohur, Fabrizio Corona do të dalë në një proces më 8 nëntor me akuzën e shpifjes ndaj drejtueses televizive Simona Ventura.

Ajo ka akuzuar Coronën për një frazë që gjendej në një letër të hapur për Venturën, të publikuar në revistën “Chi”.

Për prezantuesen fraza është kërcënuese dhe e dëmshme ndaj figurës së saj profesionale.

Top Channel