Morgan Freeman zyrtarizohet divorci pas 3 vjetësh

20/09/2010 10:50

Morgan Freeman ka zyrtarizuar divorcin me ish bashkëshorten Myrna Colley-Lee, me të cilën është ndarë rreth 3 vjet më parë pas martesës që zgjati plot 26 vjet.

“Ai nuk do presë më dhe mund të jetë i lumtur që gjithcka mori fund”, shprehat avokati i aktorit, William R Wright. Cifti u martua në qershor të vitit 1984 dhe ka 2 fëmijë.

Morgan dhe Myrna u takuan shumë kohë më parë në vitin 1976 kur ai punonte në Brodway si aktor teatri. 73 vjecari ka edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.   

Top Channel