Eva Longoria dëshiron familje të madhe

20/09/2010 14:00

Eva Longoria Parker planifikon një të ardhme në një familje të madhe, me shumë fëmijë, ndoshta jo sa familja Brangelina por afër saj.

“Një familje e madhe është shumë e rëndësishme për të dy ne”, shprehet aktorja 35-vjecare. Ajo deklaron gjithashtu se bashkë me bashkëshortin Tony Parker përpiqet të ruajë një profil të ulët shoqëror në marrëdhëniet me miqtë.

Eva Longoria Parker është martuar para disa kohësh me basketbollistin francez, por ata nuk kanë vendosur ende për të sjellë në jetë fëmijën e parë.

Top Channel