Artistët bashkohen kundër luftës në Sudan

20/09/2010 10:00

Artistë nga e gjithë bota kanë ndërmarrë një inisiativë për të sensibilizuar vendet më të fuqishme që të paradalojnë një luftë të re civile në Sudan.

Aktivistë nga 14 vende po mobilizohen për të organizuar një ditë ndërkombëtare për këtë ceshtje. Inisiativa mbështetet nga shoqata “Sudan365” ku bëjnë pjesë muzikantët Will Champion i Coldplay, Angelique Kidjo dhe Hugh Masakaela.

Fushata botërore është quajtur “A beat for peace”. Emra të tjerë të njohur janë Nick Mason, Pink Floyd, Mohammed Mounir e Mustapha Tettey Addy. Aktivistët kanë planifikuar koncerte në të njëjtën kohë në Londër, Paris, Romë dhe Kajro. Objektivi kryesor është që gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kjo temë të diskutohet gjerësisht.

Top Channel