Ahmadinexhad: SHBA të lirojë të burgosurit
19/09/2010 09:55
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lirojë të burgosurit iranianë, të cilët sipas Ahmadinexhad janë burgosur ilegalisht.
Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan Abc nga Nju Jorku ku ai ndodhet për asamblenë e përgjithshme të OKB-së, Ahmadinexhad theksoi se nuk do të ishte e pavend t’i kërkosh qeverisë amerikane të bëjë një gjest human.
Të martën Irani liroi Sarah Shourd, një prej 3 amerikanëve të arrestuar në 31 korrik.
Top Channel