Paris Hilton, marrëveshje për te evituar burgun

18/09/2010 10:10

Paris Hilton ka arritur një marrëveshje me prokurorët në mënyrë që të evitojë burgun. Ajo do të jetë për një vit nën mbikëqyrje, pasi është arrestuar për posedim droge në Las Vegas.

Sipas mediave lokale, Hilton ka rënë dakord që të shpallet fajtore në gjykatën e Las Vegas, për dy shkelje që rrjedhin pas arrestimit të 27 gushtit.

Hilton, 29 vjeçe, është ndaluar pasi policia gjeti një qese plastike me 0.8 gramë kokainë në çantën e saj.

Top Channel