Afganistan, humb jetën ushtari italian

18/09/2010 04:30

Një ushtar italian, pjesë e trupave të Aleancës në Afganistan humbi jetën pasi u qëlluar për vdekje me armë zjarri nga disa të dyshuar si talebanë.

Italiani, pjesë e kontigjentit të parashutistëve, u vra gjatë operacionit të ndekjes së disa personave që dyshoheshin se kishin vendosur bomba në rrugë. Gjatë ndjekjes ndaj grupit të ushtarëve të NATO-s është hapur zjarr, për pasojë ushtari italian gjeti vdekjen dhe një tjetër, identiteti i të cili nuk publikohet u plagos.

Ndërkohë prokuroria e Romës në Itali, për vrasjen në fjalë vendosi ngritjen e një grupi hetimor që do të hetojë ngjarjen.

Top Channel