Venezia, ministri akuzon regjisorin Quentin Tarantino

17/09/2010 09:35

Pak ditë pas Festivalit të Venezia-s që u pasua nga një lumë kritikash për shkak të lidhjes së kryetarit të jurisë, Quentin Tarantino me pjesëmarrësit në garë, reagon edhe politika e Romës.

“Meqënëse shteti financon, që këtej e tutje edhe ne do të zgjedhim anëtarët e jurisë”, tha ministri i Kulturës, Sandro Bondi në një intervistë për “Panorama”.

Sipas tij, rezultatet e festivalit i detyrojnë të gjithë për të hapur sytë dhe për të bërë një autokritikë. Ministri e drejton gishtin e akuzës ndaj drejtorit Marco Muller dhe kreut të jurisë

Top Channel