Sorrentino, filmi me Sean Penn, tani në SHBA

17/09/2010 17:25

Pas Dublinit, spostohet në SHBA trupa e xhirimit të filmit të ri të shumëpritur të Paolo Sorrentino, “This must be the place”, me protagonist dy herë fituesin e çmimit “Oscar”, Sean Penn.

Filmi, i pari në anglisht i autorit të “Divo”, do të regjistrohet tani në Michigan dhe më pas në New Mexico, New York për të përfunduar më pas xhirimet në Itali.

Bëhet fjalë për një prodhim italo-franko-irlandez i prodhuar nga Nicola Giuliano, Andrea Occhipinti, Francesca Cima dhe “Medusa Film”.

Top Channel