Lady Gaga në “Csi: Miami”

17/09/2010 09:00

Lady GaGa nuk mjaftohet vetëm me suksesin në muzikë pasi kërkon të provojë edhe eksperiencën e aktrimit.

Ikona e muzikës pop është në bisedime me producentët e serialit “Csi: Miami” për të marrë pjesë në një rol episodik. Lajmin e bën të ditur faqja specifike e internetit  Telefilm Cult.

Eva La Rue në rolin e detektives Natalia Boa ka komentuar duke thënë se një gjë e tillë do të ishte fantastike. Në të shkuarën, këngëtarja e “Bad Romance” ka marrë pjesë edhe në serialin Gossip Girl”, në rolin e vetvetes.  

Top Channel