George Michael qan pas hekurave të burgut

17/09/2010 08:50

George Michael ka nisur të vuajë dënimin me 8 javë pas hekurave për shkak se u cilësua fajtor për një aksident për shkak të përdorimit të drogës.

Ashtu sic të gjithë mund ta parashikojnë, nata e parë pas hekurave nuk ka qenë e lehtë për këngëtarin britanik, i cili është izoluar në anën e pedofilëve dhe ngacmuesve seksualë.

Sipas gazetës “Sun”, George ka qarë, ndërsa komshinjtë e qelive ngjitur kanë kënduar këngët e tij më të njohura. Michael ndodhet në burgun e Pentonville të Londrës dhe sapo ai ka mbërritur në burg është pritur nga koret e këngëve të tij si “Faith” e “Freedom”.

Top Channel