Benny Benassi, tur me biçikletë në Kaliforni

17/09/2010 21:50

Një projekt i pazakontë që ndërthurë muzikën, sportin dhe ekologjinë: është Bike Tour (turi me biçikletë) i Benny Benassi, një udhëtim pa ndalesa nëpërmjet muzikës në SHBA.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Benny Benassi, Grammy Awards Best DJ 2009 dhe Iridefixedmodena, shoqëri e prodhimit të biçikletave, për të promovuar albumin e tij të fundit (Spaceship, me Kelis dhe Apl.De Apl. të Black Eyed Peas) me një tur me impakt zero.

Qytetet që do të përshkojë turi janë San Francisco, Santa Cruz, Santa Barbara, Los Angeles dhe San Diego.

Top Channel