Barrymore: Ushqimi po më “vjedh” linjat

17/09/2010 09:10

“Ndihem si një orkë”. Kjo është deklarata e aktores Drew Barrymore, e cila nuk jeton në harmoni me vetveten për shkak të shtimit në peshë.

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, ajo shprehet se qëndron shumë kohë para televizorit duke konsumuar ushqime, cka ka bërë që të ketë proleme me veshjet elegante.

“Më pëlqen shume shtrati dhe të qëndroj para televizorit. Të mos flasim për ushqimin pasi konsumoj shumë makarona me djath. Dje hëngra një panine tek McDonald por problemi është kur doja të dilja me një veshje elegante të Givenchy që nuk më vinte pas linjave”, thekson bukuroshja hollivudiane.

Më tej ajo shton se trupi është në sintoni me mendjen dhe zemrën. “Nëse gjërat shkojnë mirë, pamja përmirësohet”, shton Barrymore.

Top Channel