Balotelli, e dashura e lë në një emision direkt

17/09/2010 16:50

Sërish gossip përreth jetës private të Mario Balotelli. Melissa Castagnoli, miss Reggio Emilia e cila së fundmi ka pasur një lidhje me sulmuesin e Manchester City, ka bërë të ditur se historia e tyre e shkurtër ka mbaruar.

Lajmërimin ajo e ka bërë në një lidhje të drejtpërdrejt telefonike me “Mattino Cinque”, pas transmetimit të një videoje ekskluzive në të cilën futbollisti pret në shtëpi Janine, një vokaliste nga Milano.

Në videon e transmetuar në Canale 5 të premten në mëngjes, vajza hyn në shtëpinë e Balotelli-t në orën 4 të mëngjesit dhe del prej andej në 2 të pasdites.

“Mes nesh gjithçka ka mbaruar, nuk jemi më bashkë”, është shprehur ajo.

Top Channel