Affleck-Garner, partnerë vetëm në jetën private

17/09/2010 12:25

Jeta profesionale nuk duhet ngatërruar asnjëherë me atë private. Këtë leksion e japin dy aktorët hollivudiane, Ben Affleck dhe Jennifer Garner, të cilët edhe pse jetojnë nën një cati, nuk do të zbresin asnjëherë bashkë në sheshxhirim.

“Jen është një aktore e madhe. Do të isha shumë me fat sikur të punoja me të, por dicka më thotë se njerëzit nuk duhet të jenë cift edhe në filma”, shprehet Affleck për “Us Magazine”.

Ben ka luajtur përkrah gruas aktuale në vitin 2003 në filmin “Daredevil”, por në atë kohë ata ishin vetëm miq të mirë. “Njerëzit e dinë se ke një marrëdhënie me partnerin dhe kjo do ishte shkatërruese për një film”, shton ish parneti i Jennifer Lopez.

Top Channel