“Ali G” do të luajë rolin e Freddie Mercury

17/09/2010 20:10

Aktori i “Ali G” dhe “Borat”, Sacha Baron Cohen do të luajë rolin e Freddie Mercury në një film për “Queen”.

Lajmin e ka bërë të ditur ish kitaristi i bandës legjendë të rokut, Brian May për BBC.

“Do të jetë Sacha Baron Cohen, një lajm që do të jetë shokues për shumë njerëz, por ai ka shumë kohë që flet me ne për këtë rol”, thotë May në “HARDtalk show”.

“Skenari është duke u shkruar nga Peter Morgan”, shtoi ai.

Filmi që do të fokusohet për periudhën e Live Aid në 1985, do të fillojë regjistrimin vitin e tjetër.

“Baron Cohen ka qenë pjesë e këtij projekti që kur kemi filluar të flasim seriozisht me Peter Morgan, disa vjet më parë”, sqaroi May.

Top Channel