Urdhri “Nder i Kombit” për Mitrush Kutelin

16/09/2010 20:15

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka nderuar me urdhrin “Nder i Kombit” Dhimiter Paskon, i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli, një nga penat më të rëndësishme të letrave shqipe.

Urdhrin e larte Topi ia dorezoi te birit te shkrimtarit, Pandeli Pasko. Ne ceremonine e zhvilluar ne presidence ishin te pranishem mes te tjereve familjare te Kutelit, ministri i Kultures, Xhaferaj, shkrimtare, perkthyes, studiues dhe akademike. Mitrush Kuteli ka qene shkrimtar, perkthyes dhe ekonomist.

Ai ka shkruar nje sere veprash si “Tregime te mocme shqiptare”, “Sulm e lote”, vellimet kritike “Lasgush Poradeci” dhe “Shenime letrare”, e shume te tjere. Ai vleresohet si nje nga themeluesit e prozes moderne shqipe. Vepra e tij nuk u botua e plote deri ne fillim te viteve ’90, per shkak se u konsiderua e ndaluar nga sistemi diktatorial, qe e denoi edhe me heqje lirie.

Megjithe kalvarin e jetes se tij si intelektual i padeshiruar nga regjimi, Mitrush Kuteli vazhdoi te shkruante me dashuri per vendin e tij. Ai lindi ne Pogradec ne shtator te 1907-es dhe u nda nga jeta ne Tirane ne maj te 1967-es.

Top Channel