Turqi, shpërthen mikrobusi, viktima

16/09/2010 10:00

Atentat në provincën e Hakkari-t, në juglindje të Turqisë në zonën e populluar nga kurdët jo shumë larg kufirit me Irakun.

Një shpërthim ka ndodhur në një mikrobus të mbushur me persona. Sipas informacioneve të para të shpërndara nga CNN turk, viktimat mund të jenë 12.

Nuk dihen ende shkaqet e atentatit; sipas disa të dhënave mjeti mund të ketë shkelur mbi mina, ndërsa disa burime të tjera lënda eksplozive mund ketë qenë në bord.

Atentati vjen vetëm pak ditë pas referendumit që forcon pozitën e qeverisë, në këtë rast partinë islamike të kryeministrit Erdogan.

Top Channel