SHBA, cmimi i naftës bie për ditën e tretë

16/09/2010 10:10

Cmimet e naftës kanë rënë për ditën e tretë rresht si pasojë e një deklarate të qeverisë amerikane që sugjeronte që kërkesa të mbetej e ngadaltë.

Administrata e Informacionit për Energjinë deklaroi të mërkurën se pavarësisht rënies me 2.5 milionë fuci javën e kaluar, tregjet amerikane të naftës janë ende 7.4% mbi nivelet e vitit të kaluar.

Cmimi i naftës në tetor, në Shtetet e Bashkuara, ra me 76 cent në 75.26  dollarë për fuci. Por lajmet se një naftësjellës kyc do të hapet sërish pas një mbylljeje njëjavore bëri që cmimet të rriten.

Kompania kanadeze “Enbridge” ka deklaruar se naftësjellësi i saj pranë Cikagos, që transporton rreth 670 mijë fuci nafte në ditë, do të jetë funksionale ditën e premte.

Top Channel