Papa: Nazizmi ishte mohim i humanizmit

16/09/2010 13:55

Britania e Madhe iu kundërvu një tiranie naziste që kishte në shpirt crrënjosjen e Zotit nga shoqëria.

Deklarata është bërë nga ati i shenjtë Papa Benedikti XVI, i cili vetëm pak më parë zbriti në aeroportin e Edinburgut, në Britaninë e Madhe.

“Nazizmi mohonte humanizmin tonë të përbashkët, sidomos hebrejve, të cilët i konsideronte si jo të denjë për të jetuar”, është shprehur Papa pas takimit me mbretëreshën Elisabeth.

Nga ana e saj, monarkja është shprehur se, “liria e besimit është themel i shoqërisë sonë. Duhet një besim reciprok më i madh mes besimeve të ndryshme”.

Kjo është vizita e parë që bëhet në Mbretërinë e Bashkuar nga një at i shenjtë, që pas asaj të zhvilluar në vitin 1982 nga Gjon Pali i dytë.

Gjithashtu, kjo vizitë mund të përcaktohet edhe si e para zyrtare, pasi Papa është thirrur nga mbretëresha dhe jo nga kisha.

Top Channel