Një Norton i dyfishtë për “Vëllezërit në bar”

16/09/2010 15:45

Pas një personaliteti të dyfishtë në “Fight club”, Edward Norton këtë herë dyfishohet për binjakët e komedisë së zezë “Vëllezërit në bar” të Tim Blake Nelson.

Filmi që ka në skenar edhe Susan Sarandon dhe Richard Dreyfuss, del të premten në disa nga kinematë botërore, mes së cilave edhe në SHBA.

Norton do të jetë edhe Bill Kincaid, profesor serioz universiteti, ashtu edhe binjaku i tij Brady, i cili besohej se kishte vdekur pas një shpërndarjeje droge të shkuar keq.

Top Channel