Nis sot vizita e Papës në Britani

16/09/2010 04:30

Do të nisë ditën e sotme vizita e Papës Benedikt XVI në Britaninë e Madhe, ku i është rezervuar një pritje me të gjitha nderimet zyrtare, pavarësisht protestave të disa grupeve në lidhje me qendrimet e Vatikanit mbi homoseksualët dhe abortin.

Mijëra njerëz pritet të zbrazen në rrugët e Edinburgut për të pritur Papën Benedikt XVI, i cili do të zhvillojë edhe një takim me mbretëreshën Elizabetë në “Holyrood House” në Glasgou.

Zyrtarët e Vatikanit deklarojnë se Ati i Shenjtë do t’i mëshojë rolit dhe rëndësisë që ka besimi për të gjithë britanikët, pa bërë dallimin katolikë apo protestantë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një pape në Britaninë e Madhe, duke patur parasysh se vizita e Gjon Palit II e mbajtur në vitin 1982 ishte zyrtarisht një vizitë “pastoriale” dhe nuk iu rezervuan nderimet shtetërore.

Top Channel