Nigeri, rrëmbehet grupi prej 7 punonjësish

16/09/2010 14:30

Kompania franceze e ndërtimit, “Vinci” dhe ajo për energjinë bërthamore “Areva”, kanë deklaruar se shtatë punonjës të tyre janë marrë peng në veri të Nigerisë.

Grupi, pesë anëtarë të të cilit janë shtetas francezë, u rrëmbye në qytetin e Arlitit, në shkretëtirën e Saharasë.

“Areva” operon në një minierë për nxjerrjen e uraniumit, që ndodhet pikërisht pranë këtij qyteti. Një kompani vartëse e “Vinci” është nënkontraktuese në këtë projekt.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze tha se po bëhet gjithcka për të konfirmuar informacionet.

“Kemi marrë informacion për rrëmbimin e një grupi personash, shumica e të cilëve francezë, në Nigeri”, ka deklaruar Bernard Valero. Lajmi ndërkohë është konfirmuar nga qeveria nigeriane.

Top Channel