Meksika “blindohet” për festën e pavarësisë

16/09/2010 02:35

Nën masa të forta sigurie Meksika po përgatitet të festojë dyqind vjetorin e pavarësisë nga Spanja.

Nga frika e sulmeve të karteleve të drogës, autoritetet meksikane, kryesisht në veri të vendit, anuluan programet për festimin e pavarësisë së vendit edhe pse dhjetra mijëra forca sigurie kanë zbarkuar në rrugët e të gjithë vendit për të siguruar mbarëvajtjen e eventit.

Festimet nisin me rastin e 200 vjetorit të nisjes së kryengritjes së 1810 e cila pasoi me pavarësinë e vendit nga Spanja 11 vjet më vonë, pikërisht më 1821.

Top Channel