Lulet mbi varrin e Majkëllit kushtojnë 3 dollarë

16/09/2010 03:00

Të gjithë fansat që dëshirojnë të lënë një tufë me lule mbi varrin e Majkëll Xhekson në “Forest Lawn”, në Glendale të Kalifornisë, bëjnë mirë të mos shkojnë me xhepat bosh.

Kjo pasi mirëmbajtësit e varrëzës vendosën aplikimin e një takse prej 3 dollarësh për të gjithë personat e fansat e “Mbretit të Popit” që duan të lënë lule mbi varrin e tij.

Rregullit të ri, siç njoftohet nga TMZ, i është shtuar edhe ai i ndalimit të të gjitha sendeve të tjera, përfshirë qirinjtë, si dhe ai i ndalimit të fotografive.

Edhe lulet do të vendosen mbi varrin e Xhekson nga rojet e varrezës, pasi fansat nuk kanë akses për të hyrë në “Forest Lawn”.

Top Channel