LeAnn Rimes, merr fund martesa me Cibrian

16/09/2010 17:05

Këngëtarja LeAnn Rimes flet për dështimin e martesës së saj me Eddie Cibrian. Në një intervistë për revistën “Shape”, ajo pohon se martesës me Cibrian i ka ardhur fundi.

“Lidhja ime me Dean ishte fantastike por kohët e fundit nuk po shkonte mirë”, shprehet 28 vjecarja. Më tej ajo shton se kjo ka ndodhur sepse ata u martuan shumë të rinj, ajo ishte vetëm 19 vjece dhe ai 21.

“Unë mendoj se cdo marrëdhënie është e vështirë për t’u ruajtur dhe ne nuk gjetëm mënyrën e duhur”, shton Rimes. Ajo pohon se ka vuajtur nga depresioni dhe për një kohë të gjatë nuk ka dalë nga shtëpia.

“Edhe unë kam menyrën time të kujdesjes për veten. Gjatë ditëve që jam e frustruar shkoj në palestër dhe i them trajnerit: Sot do boksojmë. Për rreth një orë kam nevojë të godas gjëra”, përfundon këngëtarja.  

Top Channel