Kili, nëntori shpresa e minatorëve

16/09/2010 09:45

Inxhinieri i ngarkuar me detyrën për të shpëtuar 33 minatorët e bllokuar në një minierë në Kili ka deklaruar se shpreson që kolegët e tij të shpëtojnë brenda nëntorit.

Inxhinieri Rene Aguilar deklaroi se trapani i përdorur për të gërmuar një gropë për të nxjerrë minatorët ka arritur në 350 metra thellësi, gjysma e thellësisë ku janë bllokuar minatorët prej 41 ditësh.

Aguilar tha se procesi i gërmimit po ecën mirë, por saktësoi se shpëtimi është ende disa javë larg.

Puna e trapanit të tipit “Schramm T-30”, që po gërmon për shpëtimin e minatorëve rifilloi nga puna ditën e mërkurë, pasi një pjesë e tij u thye kur goditi një copë metalike.

Top Channel