Irak, përgjaken rrugët

16/09/2010 01:20

Nëntë ushtare irakianë gjetën vdekjen si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të qytetit të Mosulit në veri të vendit.

Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur në momentin kur automjeti i cili po transportonte ushtarët që kishin lënë shërbimin për në shtepitë e tyre, ndaloi.

Më herët nga një operacion i përbashkët mes ushtrisë amerikane dhe forcave irakiane mbetën të vrarë 7 civilë në Falluja, në perëndim të Bagdadit, ku njëri prej tyre rezultoi të kishte qënë kolonel ushtrie gjatë sundimit të Sadam Huseinit.

Top Channel