Gjiri i Meksikës, të dielën mbyllet pusi

16/09/2010 12:15

Pusi i naftës në Gjirin e Meksikës pritet të mbyllet përfundimisht ditën e diel.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, një përzierje prej balte dhe cementojë do të vendosen tek pusi, duke e mbyllur përfundimisht atë.

Në Gjirin e Meksikës nuk është derdhur më naftë që kur një kupolë u vendos mbi pus në mes të korrikut.

Kreu në ikje i “British Petroleum”, Tony Hayward deklaroi dje para parlamentit se derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës po shkatërronte jetën e tij.

Top Channel