FMN: Gati fond emergjence për Pakistanin

16/09/2010 03:50

Bordi Qendror i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi 451 milionë dollarë si fond emergjence për Pakistanin e goditur nga përmbytjet pak muaj më parë.

Ky është njoftimi i publikuar nga vetë institucioni financiar, i cili shton se miratimi vetëm sa formalizon vendimin e marrë rreth 2 javë më parë nga kreu i FMN-së, Domenik Straus Kahn.

Fondi do të përdoret për të ndihmuar sektorët jetikë që u goditën nga përmbytjet pak muaj më parë në Pakistan e ku humbën jetën mbi 1700 persona.

Top Channel