Casillas: Nuk kam tradhëtuar të dashurën

16/09/2010 09:35

Iker Casillas vijon të përgënjeshtrojë lajmet mbi lidhjen e tij me modelen Luciana Salazar.

Mediat rozë argjentinase folën për një natë pasioni mes tij dhe bukuroshes. Por portieri i kombëtares spanjolle dhe i Real Madrid betohet se nuk e ka tradhëtuar kurrë të dashurën e tij, gazetaren Sara Carbonero.

Por për tradhëtinë instiston edhe revista e thashethemeve e Buenos Aires “Paparazzi”, që ka shkruar ditët e fundit për natën e cmendurisë mes Casillas e Salazar fill pas ndeshjes Argjentinë-Spanjë.

Casillas nga ana e tij në një deklaratë për media është shprehur se nuk e ka njohur kurrë Salazar e aq më tepër të ketë fjetur me të. Edhe modelja argjentinase ka mohuar cdo gjë dhe i ka kërkuar avokatëve të saj që të merren me cështjen.

Top Channel